| Pyetje |
Pėrgjegje |
| Çfarë është “GreenCard-a”? |
GreenCard-a është një leje e përhershme
e qëndrimit
në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Pronarët
e GreenCard-ës mund të hyjnë në Shetet e Bashkuara
të Amerikës dhe të dalin sa herë të duan,
përveç kësaj kanë edhe përparësi
tjera, siq janë taksat studentore. Green Card-a u mundëson
edhe marrjen e familjes në Shetet e Bashkuara të Amerikës.
GreenCard-a mund të shndërrohet në nënshtetësi
Amerikane sipas dëshirës pas 5 viteve. Afati i skadimit
të Green Card-ës është 10 vite. Pastaj mund të vazhdohet
nëse nuk keni bërë asnjë krim
të rëndë. |
| Si mund ta kem unë “GreenCard-ën”? |
Emigrimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
nga viti në vit po bëhet më i vështirë.
Një emigrim kërkon vite të tëra
dhe kushton mijëra dollarë amerikan. Lotaria Green Card,
e cila i nënshtrohet “Diversity-Imigration-Act”,
u ofron pjesëmarrje të sigurt dhe kushte të volitshme
për
të fituar GreenCard-ën pa mundime të rëndomta.
Për këtë shkak, loja me anë të lotarisë “Green
Card” është mënyra
më e preferuar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, për qëndrime të shkurtëra
apo afat-gjata. |
| Kur mundem apo duhet të shkoj në Amerikë? |
Pasi të keni fituar dhe
kaluar terminin në ambasadën amerikane, të nesërmen
mund të udhëtoni për në SHBA me dëshirën
tuaj. Nuk është e domosdoshme të nguteni. Udhëtimi
juaj për në Amerikë mund të jet vetëm një pushim
i shkurtër, për të njohur vendin apo të rregulloni
diç. Ju nuk duhet patjetër të jeni permanent në SHBA.
Organet e emigrimit kontrollojnë dhe marrin masa në rast
se fituesit qëndrojnë më shumë se një vit
jashtë SHBA-së. Egziston mundësia
të bëni ri-hyrje, kuptohet me marrëveshje,
nga e cila mund të qëndroni dy vite rresht jashtë SHBA-ve
pa pasur ndonjë pasojë për lejen e qëndrimit,
d.m.th, fituesi i Green Card-ës ka mundësinë që me
anë të marrëveshjeve mos të udhëtoj menjëherë por
sipas dëshirës, përderisa qëndrimi
i përhershëm i tij/saj në SHBA është i garantuar. |
| A duhet të dorëzojë nënshtetësinë që posedoj
tani? |
Jo. GreenCard-a është vetëm një leje
e përhershme qëndrimi në SHBA.
Fituesi i GreenCard-ës
mund ta mbaj pasaportën që posedon, kjo vlenë poashtu
edhe nëse do merrni nënshtetësinë amerikane.
Nuk jeni të detyruar ta dorëzoni nënshtetësinë që posedoni.
P.sh. për gjermanët dhe austriakët
egziston mundësia të mbajnë nënshtetësinë e
tyre edhe nëse posedojnë ose kërkojnë nënshtetësinë amerkane. |
| Çfarë shënimesh duhet dorëzuar
për të marrur pjesë në këtë lotari? |
Qeveria Amerikane ka parasysh dhe beson se vetëm personat
të cilët përmbushin kërkesat dhe kriteret
për të marë pjesë në këtë lotari
do të aplikojnë dhe do të fitojnë. Prandaj,
kontrollimi bëhet pas publikimit të fituesve. Shënimet
dhe të dhënat tjera ju duhet ti sillni pasi të jeni
informuar se keni fituar. Këtu ju ndihmon Green Card Suport
Service me këshillat e veta
për fitues. |
| Çfarë ndodhë me familjen time? |
Personi i martuar duhet në formularin e tij/saj të përfshijë
edhe bashkshortin/en. Nëse dy bashkëshort i përmbushin
kriteret, egziston mundësia që secili për vete
të aplikoj duke dyfishuar mundësinë për të fituar
në këtë mënyrë.
Bashkëshorti/ja dhe fëmijët nën
21 vjet fitojnë automatikisht GreenCard-ën.
Edhe për fëmijët e martuar apo mbi 21 vjet egziston
e drejta për bashkim familjarë, por këtu është në pyetje
kontingjenti vjetor dhe duhet të llogarisni më shumë humbje
kohe. Prandaj u rekomandojmë që fëmijët mbi 21
vjet të marrin pjesë veçmas. |
| Nëse kemi lidhje bashkëjetësore (të pamartuar), çfarë duhet
të bëjmë? |
Këto marrëdhënje Qeveria Amerikane nuk i njef,
prandaj u rekomandojmë që partnerët e pamartuar të shfrytëzojnë nga
një formular për vete. Nëse njëri nga ju fiton,
atëherë keni kohë 1 vit që nga një Green
Card të bëni dy përmes martesës ose pas
një kohe
të vendosni se çfarë të bëni. Green Card
Suport Service u ka ndihmuar shumë rasteve të ngjashme
deri më tani.
Ne jemi në anën tuaj edhe pasi të keni
fituar dhe poashtu u ofrojmë të gjitha informatat
e nevojshme që të keni
një fond më të mirë për jetën tuaj
me partnerin tuaj në SHBA. |
| Kush dhe sa “GreenCard-a” fitohen? |
Për lotarinë "Green
Card" bota ndahet në 6 kontinente. Pastaj
analizohen kuotat e fituseve të të 6 rajoneve nga 5
vitet e kaluara dhe ç'do
vend merr numrin e caktuar të Green Card-ave. Evropa
dhe Afrika kanë marrur më së shumti Green Card-a
vitet e kaluara. Kështu që personat të cilët
kanë lindur
në Evropë kanë shanse më të mëdha
për të fituar. Zvicra vitet e kaluara ka pasur
470 fitues, Gjermania 2.900, Ish-Jugosllavia 450, Shqipëria
3.070. |
| Sa është i madh shansi për të fituar? |
Green Card
Support Service nuk ka asnjë ndikim në përzgjedhjen
e fituesve dhe nuk mund të jap asnjë garantim që ju
do të jeni në mesin e 55.000 fituesve të kësaj
loje. Mirëpo, ne mund t'u garantojmë se nuk do
të jeni në
mesin e një të tretës që
diskualifikohen pa marrur pjesë fare në lojë, për
shkak të gabimeve formale apo skadimit të afateve. Pjesëmarrësit
të cilët kanë lindur në Evropë kanë shanset
më të mëdha
të gjenden në mesin e fituesve. |
| Përse ta udhëzoj “Green Card Support Service-in”? |
Green Card
Support Service posedon përvojen më të madhe në lidhje
me Organet Amerikane për emigrim. Ne u garantojmë aplikim
për lojën me afat. Poashtu u ndihmojmë fituesve
deri sa ti marrin dokumentet e emigrimit.
Pas marrjes së çertifikatës personale, ç'do
pjesëmarrës
ka garantim se dokumentat e tij me kohë do të dërgohen
tek Organet Amerikane për emigrim. Green Card Support Service
lajmëron të gjithë pjesëmarrësit me shkrim
edhe në rastin
kur nuk kanë fituar, duke ju mundësuar
që në lojën
e ardhshme të marrin pjesë me një çmim shumë
të ulët
apo të përgjysmuar. |
| Si duhet të bëhet aplikimi, cilën rrugë mund
ta përdori? |
Nuk ështe
e rëndësishme se si aplikoni, online
apo konvencionalisht. Green Card Suport Service posedon një program
special
përgjegjës
përmes së cilit dërgon shënimet dhe të dhënat
në mënyrë korrekte.
Pas dërgimit të të dhënave dhe shënimeve,
ua dërgojmë online
ose me postë nje fletë të dhënash për
kontrollë dhe
nënshkrim. Në këtë fletë të dhënash
duhet të vendosni një foto tuajën për
identifikim që kërkohet nga Organet e Emigrimit Amerikan.
Në këtë formë sigurohemi se edhe ne nuk kemi
gabuar në lidhje me
të dhënat tuaja. |
| Si vazhdon procedura pas aplikimit? |
Pasi të marrim aplikacionin nga ju,
fillojmë me kontrollimin e shënimeve për të identifikuar
gabimet ose mungesën e ndonjë të dhëne.
Nëse
aplikacioni është në rregull,
ne e ndryshojmë statusin tuaj në sistem.
Ju mund ta kontrolloni statusin tuaj në internet faqen tonë nga
secili vend i botës, përfshirë edhe rezultatet. |
| Si mund të dijë se a i përmbushi kriteret të cilat
kërkohen? |
Klikoni në "Aplikimi" dhe
mësoni se a mund të kualifikoheni
për
këtë lojë. Kjo ështe gratis dhe nuk kërkohen
të dhëna personale. |
| Në çfarë mënyre të aplikojë për
lojë? |
Klikoni
thjeshtë në"Aplikimi".
|