greencard lotari
Greencard Lottery
America Green Card Terms of Business Contact Green Card Support Service Visa Lottery, Winners
Green Card Support Service Home America, DV-2012 Diversity Visa Program
Green Card Support Service Home Green Card Support Service Home Green Card Lottery US-Visa Service Clients' Section About Green Card Support Service Links Green Card Support Service United States Greencardlottery
Green Card Lotterie: Instruktionen, Gewinnchancen, Green Card Support, FAQ
green card lotari lotari program
Kėrkoni:
Tani
Green Card
Greencard
     Aplikoni tani !      
USA News Greencard lottery

Shtohen shanset për të fituar Green Card-ë për kosovarët!
Kjo është bërë e mundur me ndarjen e një kuote të veçantë nga Qeveria Amerikane për shtetin e

Greencard News Kosovës në llotarinë e këtij viti.
Për më shumė informata, klikoni kėtu. America
Sigurimi i të dhënave të klientėve tanë

Lotaria "Green Card" – Bileta juaj për në SHBA

Klient të nderuar,

Green Card Kosova njofton klientët e vet që nga viti 2010 ka nisur me shërbimin e ri të aplikimit. Aplikimi fillestar tashmë nuk do të kushtoj dhe do të bëhet pa pagesë. Pagesë në zyrën tonë do të bëjnë vetëm personat të cilët shpallen fitues në fazën e parë të përzgjedhjes në llotari.

Përmes kësaj forme, zyra jonë përmirëson edhe më tej shërbimet karshi konsumatorëve dhe redukton maksimalisht shpenzimet për aplikim për pjesëmarrje në llotarinë amerikane.

 

Në lidhjen anash për aplikim, ju mund të bëni aplikimin tuaj tani pa asnjë pagesë dhe të prisni rezultatet e llotarisë, duke I besuar zyrës sonë shërbimin e aplikimit për Ju. Mos humbisni kohë dhe aplikoni menjëherë!

Poashtu ju njoftojmë që zyra jonë është vendosur në një lokacion të ri. Adresa jonë është: Rr. Eqrem Qabej Nr.112,(Kompleksi “LESNA”) 10000 Prishtinë, Kosovë (përballë Fakultetit Filologjik).

Ju urojmë fat në llotari dhe suksese në jetë!

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

 

 
 
 
Blerta Haxhihasani nga Peja e mori shtruar informatën se ishte njëra ndër fitueset e Green card-ës Amerikane. Në atë kohë ajo ishte e fejuar me Gencin dhe kështu fati i trokiti në derë edhe atij. Të martuar, ata morën dokumentet që ju mundësuan të zgjedhin një jetë të re për ta dhe fëmijën që prisnin. Arsyeja e vetme që Blertës dhe familjes së saj ju mundësoj një jete të re, ishte plotësimi i një formulari në zyrën e Green Card Kosovës në Prishtinë.
 
Januz Guri nga Kaçaniku mbushi aplikacionin për të qenë pjesëmarrës në llotari në zyrën e Green Card Kosovës në Prishtinë duke besuar se fati do trokas në derën e tij. Në verën e vitit 2005 ai mori informatën se fitoj dhe tashmë është pajisur me dokumentin që i ka mundësuar atij dhe familjes së tij të nisin një jetë të re në SHBA.
 
 
 
Ditën kur Xhelil Ademi vendosi të aplikoj për pjesëmarrje në llotarinë e Green Card-ës Amerikane, ai nuk e voziti minibusin e tij rrugëve të Prishtinës. Në vitin 2006, familja Xhelili nga Prishtina u pajis me Green Card-at Amerikane dhe Xhelili për të nisur një jetë të re në SHBA shiti minibusin e tij me të cilin qarkullonte udhëtarët e shumtë të Prishtinës. Tashmë familjës Xhelili i janë ofruar shanse të shumta për të nisur gjithçka nga e para në vendin e mundësive.
 
Burim Morina kishte dëshirë prej kohësh që të jetonte në SHBA pas një kohë të gjatë që kishte kaluar nëpër Evropë. Në verën e vitit 2005, Burimi u befasua pamasë kur mësoj se ishte përzgjedhur nga Departamenti i Shtetit Amerikan si fitues i dokumentit që do i plotësonte dëshirën e tij për të patur një mundësi për të mësuar gjuhën që dëshironte. Burimi sot ka nisur një jetë të re në qytetin e ëndrrave, New York.
 

 

 
Sanije Azemi, bashkëshorte dhe nënë e kujdesshme nga Prishtina, vendosi të provonte fatin e saj për t’i ofruar familjes së saj një mundësi për një jetë të re. Ajo kishte të drejtë dhe fati ju përgjigj. Departamenti i Shtetit Amerikan ndau pesë dokumente zyrtare për familjen e saj, për të pranuar në këtë formë në gjirin e vet pesë banorë të rinj. Mundësi të mira shkollimi dhe punësimi i ofrohen çdonjërit që posedon Green Card-ën Amerikane dhe familja Azemi mbase do t’i shfrytëzoj këto mundësi për një të ardhme të ndritur.
 
Xhevdet Fetahaj së bashku më bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij nga Prishtina ishin edhe një familje tjetër, ndër shumë të tjera, të cilëve fati u trokiti në derë kohën kur nuk e prisnin fare. Pesë Green Card-a u ndanë për çdonjërin, duke ju dhënë mundësinë për të ngritur një jetë të re në vendin që e njihnin vetëm nga pamjet televizive. Green Card Kosova njoftoj familjen Fetahaj për këtë mundësi verën e vitit 2006, kurse në janar të vitit 2007 ata morën dokumentet zyrtare që hapën portat e shtetit Amerikan për ta, e së bashku me porta edhe mundësi të mëdha për një jetë të suksesshme.