news,greencard
Immigrant, Greencards, Immigrants, News, TOB, Greencard Support
GreenCard Newsletter, Visa News, Greencard Update Terms of Business Contact GreenCard Support
Home GreenCard Support Service Greencard News, Greencard Search, Greencardlottery, Immigration Lawyer US-Immigration
Home GreenCard Support Service Home GreenCard Support Service Greencard Lottery USA-Visa Service Clients's Section About GreenCard Support Service Links GreenCard Support Service DV 2013
Greencard Suche, Greencard News
visa, news update,immigrant,immigrants news greencard
Kėrkoni:
Tani
Green Card
Greencard
     Aplikoni tani !      
USA News Greencard lottery

Shtohen shanset për të fituar Green Card-ë për kosovarët!
Kjo është bërë e mundur me ndarjen e një kuote të veçantë nga Qeveria Amerikane për shtetin e

Greencard News Kosovës në llotarinë e këtij viti.
Për më shumė informata, klikoni kėtu. America
Sigurimi i të dhënave të klientėve tanë

Kosova me kuotë të posaçme në llotarinë e vitit 2008, DV-2010

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe pasaportës së Kosovës, pa asnjë vonesë ka përfshirë në listën e vendeve përfituese të Green Card-ës edhe shtetin më të ri në botë, Kosovën. Ky do të jetë viti i parë i ndarjes së një kuote të posaçme për kosovarët që vendosin të marrin pjesë në llotarinë amerikane për Green Card. Ky vendim i Qeverisë Amerikane do të rezultoi përfundimisht në rritje të numrit të kosovarëve që fitojnë në llotari, meqenëse nga ky vit kosovarët nuk do të jenë pjesëmarrës të llotarisë më të madhe në botë si shtetas të Serbisë, por shtetas të Kosovës. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë lojtarët kosovarë, meqenëse shanset për të fituar në llotarinë amerikane do të jenë më të mira. Me fat! “Green Card Support Service” do të vazhdoj me profesionalizëm të procesoj aplikacionet e kosovarëve këtë vit, për të evituar diskualifikimin e lojtarve nga llotaria për shkak të dështimit të mbushjes së saktë dhe sipas kërkesave të aplikacioneve.

Shënohet përvjetori i katërt i hapjes së zyrës “Green Card Kosova”

Më 19 shtator 2008 u bënë katër vite të punës së agjensionit “Green Card Kosova”, në Prishtinë. E hapur në vitin 2004 për të ofruar shërbimet e zyrës “Green card Support Service” me seli në Luzern të Zvicrrës, agjensioni në Kosovë ka shënuar rezultate të kënaqshme. Për katër vite me rradhë detyrat kryesore të agjensionit “Green Card Kosova” kanë qenë: procesimi i aplikacioneve për pjesëmarrje në llotarinë vjetore për ndarje të Green Card-ës nga Qeveria Amerikane (mbushja e formularëve, marrja dhe përgatitja e fotografive dhe dërgimi i informatave në llotari në mënyrë elektronike), informimi me kohë i klientëve mbi ecurinë e llotarisë (njoftimi përmes postës së rregullt i pjesëmarrjes në llotari – postimi i çertifikatës për pjesëmarrje), njoftimi për rezultatet e llotarisë (njoftimi përmes postës së rregullt i të gjithë klientëve, fitues dhe jo-fitues), mbështetja juridike për fituesit e llotarisë (plotësimi i formularëve zyrtar të Qeverisë Amerikane për përmbushje të kushtit për ftesën për intervistë pas përzgjedhjes fitues), mbështetja në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për intervistim (përputhjen me një sërë kërkesash të shtetit amerikan që parashihen të plotësohen nga klientët pasi të përzgjedhen fitues), caktimi dhe ri-caktimi i intervistave në Ambasadën Amerikane në Shkup, si dhe në shumë raste klientët që nuk kanë patur mundësi të sigurojnë garancionet e kërkuara nga Amerika për lëshimin e Green Card-ës së fituar (një nga kushtet themelore), ju është ofruar mbështetje për të siguruar të njëjtat garancione përmes ndërlidhjes me fitues të mëhershëm dhe vullnetar që ndihmojnë në këtë fushë (shtetas amerikan ose posedues të Green card-ës që jetojnë në SHBA). Të gjithë klientët kanë patur çasje non-stop në web-faqen e zyrës, në këndin kushtuar atyre, ku përherë kanë patur nën kontroll statusin e tyre në llotari dhe kanë bërë ndryshimet e nevojshme në procesin e aplikimit (kurdo që është paraqitur nevoja për një gjë të tillë). Deri tani, mbi 300 kosovarë janë përzgjedhur fitues të Green Card-ës Amerikane përmes pjesëmarrjes në këtë llotari nga agjensioni ynë. Shumica e tyre kanë filluar jetë të reja në shtete të ndryshme amerikane.

“Green Card Kosova”, agjension privat dhe plotësisht i pavarur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ofroj shërbimet e saja për klientët e interesuar në këtë fushë, si dhe të ofroj informata të shumta mbi ndryshimet në Ligjet Amerikane që kanë të bëjnë me migrimin dhe vizat e udhëtimit për në SHBA. Mbi të gjitha, çdo gjë ofrohet në gjuhen shqipe dhe me zyrë të hapur për këshillime dhe informim të përhershëm për klientë dhe të interesuar. Të gjitha këto me çmimet më të ulta në rajon dhe më gjerë, krahasuar me çmimet që agjensionet e ngjajshme kudo në botë i aplikojnë për klientët e tyre.

SHBA-të njohin pavarësinë dhe pasaportën e Republikës së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin shteti i dytë në botë që njohën shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Vendimi u kumtua më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Zyra ndërlidhëse e SHBA-ve në Prishtinë tashmë është shëndrruar në Ambasadë të SHBA-ve në Kosovë dhe Ambasadore e parë e shtetit amerikan në Kosovë është emëruar znj. Tina Kaidanow. Në të njëjtën kohë, SHBA-të kanë njohur edhe zyrtarisht pasaportën e Kosovës dhe kanë filluar me vendosjen e vizave amerikane në dokumentin zyrtar të shtetit të Kosovës. Këto zhvillime do të ndikojnë tejet pozitivisht në sferën e lëshimit të vizave për kosovarët, si dhe në të gjitha fushat e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Risi për llotarinë DV-2010

Të gjithë pjesëmarrësit e llotarisë së këtij viti, DV-2010, për herë ta parë përveq mundësisë së kontrollimit të statusit online në faqen tonë të internetit, do të mund të bëjnë këtë gjë edhe në web-faqën zyrtare të Qeverisë Amerikane dedikuar llotarisë amerikane. Kjo është bërë e mundur nga Qeveria Amerikane dhe do të shërbej për informim me kohë të të gjithë pjesëmarrësve në llotari mbi ecurinë e llotarisë, gjegjësisht rezultatit në janë fitues ose jo të llotarisë së këtij viti. Më shumë detaje rreth kësaj risije do të publikohen në faqen tonë të internetit sapo të njëjtat të jenë publike. Përveq web-faqes, të gjithë klientët tanë të llotarisë do të mund të marrin informata shtesë rreth risisë në info@usakosova.com apo duke telefonuar në 044 151 335.

Ndryshon struktura e emigrantëve të SHBA-ve

Hulumtimet e fundit tregojnë që përbërja e banorëve më të rinjë të SHBA-ve ka ndryshuar nga pionerët evropian që vunë themelet e kombit amerikan në ditët e para të saj, në migrantë hispanik dhe aziatik, të cilët janë duke kontribuar me shkathtësitë dhe talentin e tyre në ekonominë më të madhe botërore. Statistikat e Departamentit Amerikan për Shtetësi dhe Migrim detajizojnë këtë ndryshim dhe nënvizojnë ndikimin në rritje që është duke patur në kombin amerikan migrimi dhe shtetësia. Migrimi vazhdimisht, por ngadalë, ka ndryshuar përbërjen demografike të SHBA-ve. Nga vitet e ’60-ta e tutje, origjina e atyre që kanë migruar në SHBA ka ndryshuar nga Evropa në Azi dhe Amerikën Latine. Ky trend i ndryshimeve demografike në SHBA do të vazhdoj edhe në dekadat në vijim. Pritet që deri në vitin 2050, një në katër amerikanë të ketë origjinë hispanike.

Mirëpriten mbi 39,000 banorë të rinj amerikan gjatë javës së Kushtetutës Amerikane

Më shumë se 39,000 individë kanë fituar shtetësinë amerikane gjatë mesit të muajit shtator gjatë ceremonisë së USCIS të organizuar për të shënuar javën e Kushtetutës amerikane. Ceremonitë e “natyralizimit” në mes të 17 dhe 23 shtatorit 2008 janë mbajtur për të shënuar 17 shtatorin e vitit 1787, ditë kur është nënshkruar Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre ditëve përfituesit kanë qenë të shumtë dhe të shtrirë nga St. Albans, Vermont (20 aplikantë) deri në Fenway Park në Boston (rreth 3,000 aplikantë).

Lajme – Viza pėr SHBA

Më në fund edhe në Kosovë!
Pas shumë përpjekjeve të bëra, më në fund është arritur një marrëveshje mes Green Card Support Service dhe Green Card Kosova për hapjën e Zyrës në Prishtinë. Vite me rradhë kosovarët kanë aplikuar për Lotarinë “Green Card” përmes shteteve të ndryshme dhe duke pasur shumë pak njohuri për këtë lotari. Nga 19 shtatori, 2004 gjithçka ka ndryshuar. Të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit që dëshirojnë të aplikojnë për Green Card kanë rastin ta bëjnë këtë përmes zyrës “Green Card Kosova” nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Përveç kësaj mundësie fantastike edhe çmimin që kjo zyrë ofron është më i liri nëse krahasohet me çmimet që zyret e ngjashme nëpër botë ofrojnë. Green Card Kosova është një hallkë e kompanive si motra nëpër pothuajse të gjitha kontinentet e botës dhe është arritur një marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim informatash mes këtyre kompanive, në mënyrë që Green Card Kosova të jet në hap me kohën dhe me ndryshimet që bëhen shumë shpesh nga Qeveria Amerikane.
Kjo zyrë tashmë është regjistruar si kompani në Kosovë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Qeverisë së Kosovës dhe legalisht ka filluar punën.

Kujdes!: Fitues të lotarisë
Duke filluar nga 1 tetori 2004 vlejnë çmime të reja që fituesit e Green Card-ës duhet të paguajnë: $710.- për person (në vend të $435.- sa ka qenë deri tani). Përveç kësaj edhe fotot e vjetra ku kërkohej përfshirja e veshit të djathtë nuk kërkohën, tani fotot që përfshijnë vetëm pjesën e parme të fytyrës do të mirren në konsideratë.

Çmime të reja për aplikacione nga USCIS
Duke filluar nga 30 prilli 2004 vlejnë çmime të reja për aplikim të dhëna nga Qeveria Amerikane. Shumica e çmimeve janë ngritur për 50% dhe në të njëjtën kohë edhe koha për dorëzimin e aplikacioneve është ngushtuar në mënyrë drastike. Në rast se nuk e keni të qartë se cilat çmime vlejnë për këtë program, atëherë duhet të drejtoheni tek ne përmes emaili. Ky shërbim do të jetë gratis për klientët tanë.

InfoPass lansuar me sukses
Programi InfoPass i autoriteteve të emigrimit është shumë i famshëm dhe me sa duket po funksionon mirë. Përmes interneti apo telefoni tani është e mundur që të caktoni termine nëpër zyre të ndryshme për emigrim. Kjo mundëson kursimin e kohës dhe pritja në rend nuk do të mbetet e nevojshme, përderisa zyret tona do jenë gati gjithnjë të zbrazëta. Për momentin, programi InfoPass aplikohet në Miami, Los Angeles dhe Dallas. Zyra për emigrim planifikon aplikimin e këtij programi në të gjitha zyret e veta. Green Card Support Service do iu informoj me aplikimin e këtij programi në zyret tjera.

Aplikacione tjera përmes interneti
USCIS (US-Emigrimi) ka bërë të mundur aplikimin online edhe për 6 aplikacione tjera:
- Peticioni për punë për punëtorët jo-emigrant (Formulari I-129)
- Dokument udhëtimi (Formulari I-131)
- Peticioni për punë për punëtorët emigrant (Formulari I-140)
- Ndryshimi apo zgjatja e statusit jo-emigrues (Formulari I-539)
- Statusi i përkohshëm i mbrojtur (Formulari I-821); dhe
- Procesimi premium (Formulari I-907).
Aplikacionet I-90 dhe I-765 janë të disponueshme online që nga viti 2003. Për të gjitha aplikacionet vlenë kërkesa për njohjën e statusit. Green Card Support Service iu ofron këtë shërbim të gjithë klientëve që janë lojëtarë për Green Card. Në Klientët keni mundësi të kyçeni dhe përcjellni statusin tuaj.

Ripërtërirja e vizave në SHBA nuk është më e lejueshme
Duke filluar me 16 korrik 2004 Departamenti i Shtetit do t’i jap fund mundësisë për ripërtëritjën e vizave në SHBA. Programi i ashtuquajtur "ripërtërirja e vizës" do të ndërpritet për arsye të specifikacioneve biometrike që kërkohën për viza. Kjo do të reflektohet në vizat : C, E, H, I, L, O dhe P. A, G, përderisa Nato-Viza qysh nga shtatori i vitit 2002 është e pa ripërtëritshme. Kjo nënkupton se për kategoritë e vizave të lartpërmendura duhet të kontaktoni zyret konsultuese në shtetet tuaja. Zyret në Mexico dhe Kanada mund të përdorën për të aplikuar për kategoritë e sipërpërmendura të vizave. Këshillohet që para se të shkoni atje, të caktoni një termin dhe të jeni të sigurt se aplikacioni është plotësuar drejt dhe se do të pranohet.

Koha maximale prej 6 muajsh për procesim aplikohet nga USCIS
USCIS (Zyra për Emigirim e SHBA-ve) ka zhvilluar një plan, përmes të cilit parasheh që pas vitit 2006 të aplikohet koha maximale e procesimit prej jo më shumë se 6 muaj. Fillimisht është duke u punuar në procesimin e aplikacioneve të tanishme në mënyrë që nga 1 tetori 2006 të aplikohet plani i ri. Ky plan parashikohet të filloj të aplikohet në 12 nga 33 zyret aktuale dhe mendohet se do të aktualizohet rreth fundit të shtatorit 2004. 5 nga këto zyre, gjegjësisht ajo në San Antonio, Kansas City, Anchorage, Denver dhe Portland kanë filluar qysh tani dhe kanë aplikuar mbi 6 milion aplikacione. Përveç kësaj edhe një numër pilot-projektesh është duke u përgatitur ku premtohet koha maximale e procesimit prej 30 ditëve dhe ajo edhe do të mbahet. Green Card Support Service do iu informoj rregullisht me zhvillimet në këtë fushë.

Ligj i ri mbi Lotarinë “Green Card”
Në mes të shkurtit 2004, kongresisti amerikan Mr. Chambliss ka propozuar një ligj të ri ku parashihet mundësia e ndryshimit të të dhënave për Green Card për shkak të kohës së zgjatur të procesimit të Green Card-ave nga ana e Autoriteteve Amerikane. Green Card Support Service ka vite që këshillon fituesit e saj, përfshirë edhe ata që jetojnë në SHBA të lajmërohen për konsultime në konsulatat amerikane, për të bërë një gjë të tillë. Sapo të hyjë në fuqi ky ligj, përmirësimi i të dhënave do të mund të bëhet edhe në zyret e BCIS pa asnjë rrezik se Green Card-a do ta humbë validitetin.

USCIS pranon kredit-kartat
Për aplikuesit online, Shërbimi për Nënshtetësi dhe Emigrim i SHBA-ve pranon pagesat edhe përmes kredit-kartave. Pagesa mund të bëhet me: VISA, MasterCard, American Express apo Discover.

INS nuk ekziston më
Shërbimi i vjetër për Emigrim dhe Naturalizim (INS) është shpërndarë. Përmes një ristrukturimi të bërë nga ana e Autoriteteve Amerikane, kjo zyrë është integruar në “ Departamentin për Siguri Shtetërore". Emri i ri i këtij institucioni administrativ është: "Zyra e Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Emigrimit (BCIS)". (Reviduar në nëntor 2003: Autoritetet Amerikane përdorin USCIS, meqenëse fjala franceze "Bureau" shkaktonte shumë komplikime.) Të gjitha punët e INS-it vazhdojnë të performohen pandërprerë për të garantuar siguri të mjaftueshme. Kontrolli kufitar, që deri tani i ka takuar INS-it, është ndarë. Me këtë janë ndarë edhe buxhetet e këtyre dy institucioneve. Shpresojmë se kjo ndarje do ta modernizoj BCIS/USCIS, ç’ka tashmë vërehet edhe përmes aplikimit online.

Aplikacione online në BCIS
Modernizimi ka prekur edhe Administratën Amerikane. Për të procesuar më mirë miliona aplikacione, Administrata ka filluar të pranoj edhe aplikacione tjera online. I-90 aplikacionet për ripërtëritje të Green Card-ës, si: X-1000 formulari për ndryshim të adresës është një nga të parët formular që mund të mirret shumë shpejt nga interneti.

Presidenti Bush iu uron edhe më tutje mirëseardhje të huajve
Në një nga fjalimet e hapura të vitit të kaluar që Presidenti Amerikan George W. Bush mbajti, dërgoj porosinë për të gjithë të huajt që dëshirojnë të jetojnë në SHBA se edhe më tutje janë të mirëseardhur në SHBA.