|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Viza Amerikane: Vizat e pėrkohshme Shumica e vizitorëve udhëtojnë për SHBA pa viza. Vizitorët në fjalë udhëtojnë për në Amerikë me anë të programit Visa Wawier dhe hyjnë në SHBA teknikisht pa Viza. Ky lloj i Vizave bëhet apo kërkohet me I-94 te gjelbërt, e cila mund të plotësohet në aeroplan. Personit i duhet për këtë program një pasaportë e cila mund të lexohet me anë të aparatit lexues për pasaporta. Këtë mund ta bejnë vizitorët të cilët posedojnë pasaporta të këtyre vendeve: Andorra, Argjentina, Australia, Belgjika, Brunei, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Irlanda, Islanda, Italia, Japonia, Lichtenschtaini, Luxemburgu, Monaco, Zelanda e Re, Norvegjia, Austria, San Marino, Suedia, Zvicra dhe Spanja. Vizitorët nga këto vende mund të vizitojnë SHBA-në deri 90 ditë si turista (WT) ose Bisnismen (WB). Mirëpo, është plotësisht e ndaluar të punojnë me këto lloj vize. Sepse nga ana teknike këto lloj vizash nuk janë edhe leje qëndrimi ne SHBA. Validiteti i këtyre vizave as nuk ka mundësi të shtyhet apo te zgjatet. Informacione tjera për të hyrë në SHBA mund ti gjeni në Vizat e Vizitorëve. Me rėndėsi: 1. Tė gjitha vizat e lartpėrmendura janė tė pėrkohshme dhe nuk japin garanci pėr lejeqėndrim tė pėrhershėm, kėshtu qė nėse doni leje tė pėrhershme qëndrimi nė SHBA ju duhet tė keni njė GreenCard. 2. Vizat e përkohshme nuk kanë asnjë ndikim në lojën e juaj për GreenCard dhe nuk ka rëndësi a keni ju vizë vizitorësh për SHBA dhe ku gjendeni me vendbanim. Për këtë ju këshillojmë që të merrni pjesë në Lotarinë "Green Card". Ju si pjesëmarrës i lojës mund të merrni edhe shumë informacione tjera mbi mundësitë tjera për të qëndruar në SHBA. Ndryshimet e reja lidhur me formatin e fotove Që nga Marsi i vitit 2003, Organet Amerikane personave të cilët duan të aplikojnë për viza të përkohshme i kërkojnë formatin e ri të fotografive. Fotoja duhet të jetë sipas rregullave të reja: 5x5cm e madhe, lartësia e kokës 2,5 deri 3,5cm, dhe lartësia e syve të jetë në mes të 2,8 dhe 3,5cm nga skaji i fundit. Fytyra duhët të jetë plotësisht e dukshme nga para, dhe personi duhet të shikoj drejt në kamera, fytyra duhet të shihet mirë dhe të përbëj 50% të fotografisë. Ajo mund të jetë me ngjyra ose bardh e zi , mirëpo duhet në prapavijë të jetë e dukshme. Fotografia juaj duhet të përfshijë gjithë masën e kokës dhe të gjitha flokët, sikurse edhe veshët. Syzet, shamia apo kapela nuk janë të lejueshme. Nëse nuk i përmbaheni këtyre kushteve diskualifikoheni menjëherë. Fotot digjitale pranohen vetëm nëse kanë kualitetin e mirë të letrës. Fotot në fjalë duhet të vendosen në skajë të formularit në ds 156 ose me ngjitës .Fotot në zarfat e ndryshëm nuk pranohen. +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ Llojet e vizave B1 viza (Vizë për vizitë afariste) Kjo vizë u jipet afaristëve dhe është e parashikuar për një udhëtim për në SHBA. Mirëpo viza në fjalë më së shumti kombinohet me B1/B2 me 10 vite afat për shumë hyrje në SHBA. Në vizën në fjalë është e vendosur: "Multiple-Entry" dhe është e kufizuar për vetëm 6 muaj qëndrimi në SHBA. Edhe organet administrative mund të vendosin nëse ju do të hyni vetëm për punë afariste dhe tju japin leje për 30 ditë apo 3 muaj qëndrimi në SHBA. Për këtë lloj vize ju duhet njëri nga këta formular: DS-156, dhe DS-157. (kjo vlenë vetëm për personat e moshës 16 deri në 45 vite). Për arsye se në Ambasadat Amerikane koha e termineve është shumë e ngushtë ju preferojmë të veni sa më parë kontakt me Ambasadën në shtetin tuaj. B-2-Viza (Vizë për mysafirë dhe turistë) Kjo lloj vize është e njejtë me viza B-1, por është e projektuar për turist. Kujdes! Poseduesit e vizave B-1 dhe B-2 nuk kanë në asnjë mënyrë të drejtë të punojnë punë e cila paguhet. Këto përdorën vetëm për vizita dhe në asnjë mënyrë për punë të pagueshme. Aplikuesit për këto dy lloj vizash duhët të kenë dëshmi të sakta se kanë së paku një vit që jetojnë në vendin e tanishëm, se kanë lidhje të ngushta me shtetin përkatës dhe se janë të punësuar. Kushtet e lartpërmendura vlejnë edhe për ç’do udhëtim nën programin e Visa-Waiver. E-1-Vizė: (Export-Import Viza) Kjo lloj vize ështe krijuar, në bazë të një marrëveshjeje, nga SHBA-të dhe vendet tjera të botës për të krijuar lehtësi për afaristët. Kjo vizë u jipet më së shumti afaristëve dhe familjarëve të tyre, dhe për dallim nga vizat tjera kjo lloj vize edhe pse nuk është Green Card mund sipas dëshirës të vazhdohet dhe përdoret më së shumti nga njerëz të cilët nuk kanë mundësi të marrin Green Card. Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria nuk janë të kualifikuara për këtë lloj vize, mirëpo qytetarët që posedojnë pasaportë jugosllave kanë mundësi të marrin këtë vize. E-2-Viza (Pėr investitorėt) Kjo lloj vize është gati e njejtë me vizen E-1 mirëpo kjo bazohet në një investim substancial. Shuma e investimeve nuk është e kufizuar, mirëpo bazohet në disa faktorë. Shumë herë këtu vlenë rregulla e gishtit: shuma $100,000 për investim. Ky investim nuk duhet të jetë patjetër në të holla. Përveç të hollave ky investim mund të përbëhet edhe nga të mira tjera me vlerë, nese këto investime kanë për qëllim hapjen e një firme e cila sjellë përfitime dhe hapë vende të reja pune ose ka rëndësi për ekonominë Amerikane. Sikur E-1, edhe kjo vizë mund të vazhdohet shumë shpejt dhe sipas dëshirës. Këto viza vlejnë për kompani afariste dhe persona të punësuar në to dhe për të aplikuar për një vizë të tillë ju këshillojmë të konsultoheni së pari me ndonjë avokat me përvojë të gjatë në punët e migrimit. Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria nuk janë të kualifikuara për këtë lloj vize, mirëpo qytetarët që posedojnë pasaportë jugosllave kanë mundësi të marrin këtë vize. F-1-Viza (Vizë për student) Viza iu nevojitet edhe për studime të shkurtëra. Personat e akredituar në shkolla, kolexhe apo univerzitete amerikane e që janë të regjistruar atje, kualifikohen për këtë lloj Vize, pra F-1 vizë. Kjo vizë u jipet vetëm personave të cilët në mënyrë të rregullt marrin pjesë në shkolla apo universitete dhe janë prezent në të gjitha adresat e dhëna. Mospjesëmarrja në ligjerata apo në shkolla, sipas ligjit të ri, duhet menjëherë t’u lajmërohet organeve të migrimit të cilat ndërmarrin masat nga të cilat do të rrjedhin edhe pasojat .Ju keni mundësi të ndërroni universitetin apo të punoni, mirëpo rregullat e punës për studentë janë shumë të limituara dhe më së shpeshi keni të drejtë punësimi në ndërtesat rreth universiteteve. Për këtë shkak ju duhet që gjatë aplikimit për këtë vizë të siguroni se keni të holla të mjaftueshme për gjithë kohën e studimeve .Studentët kanë mundësi tjera për të aplikuar edhe për llojin e vizës M-1. Për këtë shiko informata më gjerësisht, nė Studimet në SHBA. J-1-Viza (Vizitorë të sponzoruar) Kjo lloj vize u jipet studentëve, trajnerëve apo Au-pairs të cilët duhet të kenë një sponzor për të shkuar në SHBA. Kjo vizë vlenë dy vite dhe pas kësaj periudhe menjëhere duhet ta lëshoni Amerikën. K-1 Vizė (Viza për të fejuar) Kjo vizë u jipet personave të cilët kanë në plan të martohen me shtetas/e Amerikan .Pas hyrjes në Amerikë me këtë vizë duhet që në afat prej 90 ditëve të martoheni. Këtë vizë mund ta marrin vetëm personat që kanë për qëllim martesen me shtetas/e amerikan dhe mund menjëhere pas hyrjes në SHBA të punojnë. L-1-Viza (Firma me transfer tė brendshėm) Kjo është vizë për Menaxher të firmave Internacionale. Kjo mund të përdoret edhe nga firmat e vogla për të dërguar persona në SHBA. Kjo vizë mund që pas një kohe të shëndrrohet në GreenCard. O-1-Vizė (Personat me aftësi specifike) Këtë vizë mund ta marrin vetëm pesonalitetet e shquara që janë shpërblyer me çmime internacionale dhe kanë aftësi specifike. Kjo vizë mund të vazhdohet sa herë të doni pa asnjë problem dhe pa kufi. P-1-Viza (Për atlet dhe artist) Kjo vizë u ipet kryesisht atletëve dhe artistëve të njohur Internacional. Kjo vizë mund të përfshijë edhe bashkëpuntorë tjerë, siq janë trajnerët, agjentët, etj. R-1-Viza (Bashkëpunëtor të religjioneve-feve) Kjo vizë u ipet personave që mund të dëshmojnë se kanë shërbyer dy vitet e fundit në një kishë apo për ndonjë religjion tjetër. V-viza (Për anëtarët e familjes) Kjo vizë mund të shfrytëzohet nga poseduesit e Green Card-ës për të sjellur në mënyrë shumë të shpejtë anëtarët e afërt të familjes në SHBA. Shumė me rėndsi**(Lexo):
|
|||||||||||||||||||||||||